-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentët pushtojnë rrugën e Beogradit, nesër protestë e madhe

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme mijëra protestues dolën në rrugët e Beogradit për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në kryeqytetin e Serbisë në këmbë nga skajet e largëta të vendit, për një protestë të madhe që do të zhvillohet të nesërmen.

Disa çiklistë nga Kragujevci ishin të parët që arritën në qendër të Beogradit. Qytetarët i pritën studentët me pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”.

Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024. Një numër i madh traktorësh janë parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit.

Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave. Në Parkun e Pionierit shihet një prani e madhe policore.

Qytetarët në anën tjetër të gardhit brohoritën “turp” dhe “kë po mbroni” ndaj policëve.

Kampi i “studentëve që duan të mësojnë” janë kryesisht meshkuj, shumë prej të cilëve fshehin fytyrat me kapele dhe kapuç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit