Presidenti Donald Trump kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e trafifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera që prodhohen në bllokun me 27 vende anëtare. Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian vendosi një tarfië prej 50% ndaj uiskit amerikan.
Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se BE-ja është “një ndër autoritetet më armiqësore dhe më abuzive të vendosjes së tarfifave dhe taksave në botë”.
Ai tha se BE u formua në vitin 1993 “për qëllimin e vetëm të shfytëzimit të Shteteve të Bashkuara” nga pikëpamja ekonomike.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse mund të tërhiqej nga kërcënimet për tarifa ndaj aleatëve gjeopolitikë të Amerikës, Presidenti Trump tha se “na kanë shfrytëzuar prej vitesh, dhe nuk do të na shfrytëzojnë më. Jo, nuk do të tërhiqem aspak – për aluminin, apo çelikun, apo makinat”.