Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, S. R., pasi në banesën e tij shpërndante dhe përgatiste lëndë narkotike për t’u shitur.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan 1 kg e 276 gram kanabis, kokainë dhe një peshore elektronike.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.