Athina është mbuluar nga pluhuri i Saharasë duke krijuar një mjegull të dendur dhe kufizuar një pjesë të kryeqytetit grek. Sipas Ekathimerini, fenomeni ka prekur edhe zona të tjera të Atikës.
Meteorologët kishin paralajmëruar më parë se pluhuri i Saharasë do të mbulonte rajonin gjatë fundjavës.
Frekuenca dhe intensiteti i dukurive të pluhurit të Saharasë në Greqi mund të ndryshojë nga viti në vit, mesatarisht 13 episode/vit, në varësi të kushteve atmosferike dhe sasisë së pluhurit që ngrihet nga Saharaja.