Ky nuk është viti i Manchester Cityt. Guardiola ngeci edhe sot. Manchester City bëri një tjetër hap fals, që tani vë në rrezik dhe kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Brighton.
“Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 10-të me Haaland. Estupinan barazon shifrat në minutën e 20-të me një goditje dënimi. City kaloi prapë në avantazh në minutën e 38-të. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi barazimi i miqve falë autogolit të Khusanov. City renditet në vendin e pestë me 48 pikë.