-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista e PD, Gjekmarkaj: Tabaku, surpriza e zgjedhjeve

Kryesoret

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka komentuar listën e Partisë Demokratike.
Gjekmarkaj u shpreh se në listë vihet re mungesa e Ervin Salianjit i cili ndodhet në burg.

“Mungesa e Salianjit, i cili është marrë peng nga padrejtësia dhe pushteti, ai duhet të ishgte në qarkjun e Elbasanit, si drejtues politik, si një aset i PD-së. Populli shqiptar do të hakmerret edhe për padrejtësisë më 11 maj”, tha ai në një intervistë në News 24.

Gjekmarkaj tha se deputetja Jorida Tabaku duhet të ishet në listën e mbyllur por sipas tij ajo mund të jetë shumë e votuar dhe nuk iu trembet sfidave.

“Jorida Tabaku mendoj se është një personaliet i PD-së, është një zonjë intelektuale. Duket se kalkulimi që ka bërë zoti Berisha. Në optikën time meritonte të ishte në listë të mbyllur, por ajo është një politikane që nuk u trembet sfidave. Mendoj se do të ketë mbështetje, është nder për qytetarët e Tiranës të kenë Tabakun përfaqësuese, mendoj se do të jetë shumë e votuar dhe surpriza. Nuk mendoj se procesi i primareve ka qenë një proces në vetvete. Ka pasur shumë nuanca që çojnë drejt një vendimi. Tabaku ka qenë më e votuara dhe kjo mund të ketë çuar Berishën ta vendosë në listën e hapur”, tha Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit