-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Silvinjo: Kombëtarja është gjithmonë e hapur, ndeshjet shumë të vështira

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, foli për përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke theksuar se duhet shumë punë për të përballuar këto sfida të ndryshme.

Ai u shpreh se Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarë të rinj, duke përmendur mbingarkesën në të majtën dhe mundësitë strategjike për zgjedhjet e skuadrës.

“Objektivi? Dëmtimet janë për ne dhe për ta, të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte Sauthgejt me dy finale europiane. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip më nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet, në aspektin e punës. Duhet të punojmë e përgatitim shumë mirë ndeshjet, se janë shumë të ndryshme, duhet të përgatitim lojtarët se janë shumë të ndryshëm në aspektin futbollistik.

Seferi? Kemi mbingarkesë në të majtën, kemi shumë alternativa. Seferi po bën te ne një rrugëtim shumë të mirë, është një lojtar shumë i mirë, ka zëmër, na jep gjithçka me zemër, hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme, me ëndrrën për të shkuar në Botëror. Unë e kam. Dhe duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për të. Mund të vijë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është, por nesër mund të jete, ka nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa i përket ndeshjeve. Majtas kemi Hoxhën, Muçin, Bajrami, Mehmeti, Seferi… Të gjithë mund të luajnë majtas dhe duhet, unë duhet të marr dy apo tre. Strategjikisht, sa i përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit