Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit çiklistik “Trofeu Dita e Verës” që do të mbahet ditën e nesërme me 16 mars.
Policia ka kufizuar qarkulllimin në disa rrugë kryesore nga ora 08:00 deri në përfundim të garës. Rrugët që janë të bllokuara janë: Bulevardi “Aqif Pasha”, Rruga “Muhamet Karadaku”, Rruga “Ismail Zyma”, Rruga “Shën Thanasi”, Rruga “Papa Jorgji Theofari”, Rruga “Abedin Caushi”, Rruga “Kozma Naska” dhe Rruga “Kamber Sejdini”.
Gjithashtu policia e Elbasanit apelon të gjithë qytetarët dhe drejtuesit të mjeteve që të respektojnë ndalimin e qarkullimit në këto akse deri në përfundimin e aktivitetit.