Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari pasi iku Ilir Meta duke u bashkuar me PS-në për t’u futur në listë në Tiranë sot ishte pjesë e Podcastit të kryeministrit Edi Rama. Tregoi se përse iu bashkua ekipit të Edi Ramës.
“Zgjodha PS-në se është e reja, për t’u dhënë shqiptarëve një ekip të ri. Sot PS, duke parë edhe ekipin e përfaqësuesve tregon se është e re, ka gjetur një kombinim perfekt.
I gjithë angazhimi im është që vajzat e mia të lëviznin me atë pasaportën tjetër. PS ka krijuar mundësinë e një gjenerate të re.
Të jem i sinqertë, unë vij nga një front tjetër ku e shikonim ndryshe këtë PS-në dhe shumë kolegë të mi ishin mosbesues përpara se emri im të bëhej pjesë e kandidimit.
Kur mora vendimin kam vendosur për të marrë një vendim bazuar mbi dy vajzat e mia për t’ju bashkuar një gjenerate të re. Kjo energji shpërthyese është e jashtëzakonshme në raport me të vjetrën dhe politikën e baltës” tha ai.