Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një shtetas ka mbetur i plagosur me armë gjahu pas një mosmarrëveshjeje.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë, është arritur të kapet dhe të arrestohet autori i dyshuar, Ilir Dedja, 32 vjeç, i cili ka një precedent të mëparshëm penal. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu shtetasin B.B., 53 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka gjetur gjatë kontrollit të banesës së Dedjas një armë zjarri automatike me silenciator dhe armën e gjahut që dyshohet të jetë përdorur për plagosjen.
Gjithashtu, është sekuestruar municion luftarak. Në kuadër të hetimeve është proceduar edhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi. Materialet janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurori.