Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd.
Ai është ndaluar nga Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) e Serbisë, raporton media malazeze Vijesti.me.
Vukoviç u arrestua teksa po dilte nga hoteli dhe para ashensorit e kanë pritur disa persona me uniformë dhe me dy me rroba civile të cilët janë prezantuar si anëtarë të BIA-s dhe e kanë ndaluar atë.
Ai u ka thënë atyre se ishte në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes që ishte aty për arsye shëndetësore. Vukoviç u tha atyre se do të ktheheshin në Mal të Zi. DPS tha për
“Vijesti” se nuk i dinin detajet e vendndodhjes aktuale të Vukoviçit dhe se aktualisht po tentojnë të punësojnë një avokat.
Vukoviç mbrëmë ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga protesta në Beograd.