Presidenti i Britanisë së Madhe Keir Starmer i ka kërkuar Vladimir Putinit që të firmosë menjëherë marrëveshjen e paqes me Ukrainën.
Starmer tha se vonesa e përgjigjes dhe shqetësimi nga ana e Rusisë mbi propozimet e Trump dhe sulmet mbi Ukrainën bien në kundërshtim me dëshirën e deklaruar të Putinit për paqe.
“Në rast të një armëpushimi, ne theksuam nevojën për rregulla të forta monitorimi, për të siguruar që çdo shkelje e një marrëveshjeje të identifikohet dhe të bëhet e ditur”, tha ai.
Starmer tha se nuk mund të qëndrojnë duarkryq dhe të presin që të ndodhë armëpushimi.
“Unë besoj se herët a vonë ai do të vijë në këtë tyrezë dhe të angazhohet në diskutime, por është një “Por e madhe” për ne në këtë takim, ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe thjesht të presim që kjo të ndodhë”, tha Keir Starmer.