-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të hënën Kuvend, zgjidhen 11 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH

Kryesoret

Ditën e hënë me 17 mars Kuvendi do të mblidhet për seancën maratonë ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.

Në ato pika janë edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 10 kandidaturat që u kaluan këtë javë nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Më 11 mars Komisoni ka përzgjedhur 2 emra kandidatë: Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH. Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Si dhe do të diskutohet edhe për strukturën dhe organikën e INSTAT-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit