Një administratore e një lokali në Vlorë, Entela Kamberaj, është arrestuar pasi shfrytëzonte një 39-vjeçare për prostitucion kundrejt pagesës.
Në operacionin e koduar “MIDNIGHT”, u kapën dhe u arrestuan edhe E. Ç. (39 vjeçe). Gjatë kontrollit, Kamberaj u gjet me para të dyshuara si të fituara nga ky aktivitet dhe një dozë kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për disa vepra penale, përfshirë “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.