Në tragjedinë që ndodhi në lokalin e natës në Koçan kanë humbur jetën 59 persona, ku mes tyre janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK, raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut.
Katër anëtarët e grupit muzikor DNK Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e tmerrshme.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites, shkruajnë mediat maqedonase. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.