Sot, më 16 mars 2025, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos, i cili vdiq më 25 janar 2025 në moshën 95-vjeçare. Zgjedhja do të mbahet në Qendrën Sinodike pas Liturgjisë Hyjnore, dhe procesi do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Anastas Janullatos ka pasur një lidhje të ngushtë me Shqipërinë, pasi ai u caktua në 1991 dhe u fronëzua si kryepeshkop në vitin 1992. Ai kontribuoi në ringjalljen e Kishës Ortodokse pas periudhës së ndalimit nga regjimi komunist, duke themeluar më shumë se 400 famulli dhe Akademinë Teologjike në Durrës.