-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, lëshohen katër urdhër-arreste

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka shpërthyer në një lokal nate në Shkup ku si pasojë kanë humbur jetën 59 persona dhe rreth 155 kanë mbetur të lënduar. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë lëshuar sot katër urdhër-arreste. Zjarri shpërtheu, teksa grupi muzikor DNK po performonte.

Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski në një deklaratë për mediat sot tha se 39 nga viktimat janë identifikuar deri tani.

Sipas raportimeve lokale, dyshohet se zjarri shpërtheu si pasojë e fishekzjarrëve që ndezën mbrëmë brenda në lokal. Disa nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit.

Transmetuesi MRT raporton se 27 persona janë duke u trajtuar me djegie të rënda në Spitalin e Qytetit të Shkupit, ndërsa 23 të tjerë në Qendrën Klinike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit