12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Koçan, 47 persona me lëndime të rënda dërgohen për kurim jashtë shtetit

Kryesoret

Në tragjedinë që ndodhi në lokalin e natës në Koçan humbën jetën 59 persona si dhe rreth 155 të tjerë morën lëndime. Nëpër spitalet e vendit po trajtohen rreth 117 persona dhe ndërkohë janë dërguar 13 për kurim jashtë shtetit.

“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 31, dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë…Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha ministri Taravari.

Gjithashtu kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët transportojnë pacientët drejt Nishit, kurse disa ambulanca kanë arritur edhe nga Bullgaria, ndërsa një avion nga Turqia gjithashtu do të transportojë pacientë.

“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është duke u organizuar transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit.

Ndërkohë në Turqi do të dërgohen tre pacientë, në greqi janë transportuar me mjete të ndihmës së shpejtë tre të tjerë dhe në Bullagari dhe Serbi po transportoehn pesë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit