Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka dhënë detaje tragjike lidhur me ngjarjen në diskotekën e Koçanit ku humbën jetën së paku 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Ajo ka deklaruar se 70 persona janë dërguar në spital, disa prej të cilëve ishin të vdekur dhe kishin djegie të rënda si dhe ishin helmuar nga monoksidi i karbonit.
“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.
Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.
Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç,” tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.