-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkim Selmani: Provimi i Gjyqësorit dhe Mohimi i Gjuhës Shqipe

Kryesoret

Moslejimi i juristëve shqiptarë që ta japin provimin e gjyqësorit në gjuhën shqipe përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane, si dhe cënon parimin e barazisë reale në sistemin e drejtësisë dhe barazisë profesionale e shkencore në RMV.

  1. Shkelje kushtetuese dhe ligjore- Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Mohimi i së drejtës për përdorimin e shqipes në një provim shtetëror të gjyqësorit, që është kusht për ushtrimin e funksioneve gjyqësore, përbën: -kufizim mbi bazë etnike dhe gjuhësore,

-cënim të parimit të barazisë para ligjit,

-pengesë institucionale për qasje të barabartë në profesionet juridike.

  1. Pasoja serioze për sistemin e drejtësisë- Ky veprim: – krijon përjashtim sistematik të juristëve shqiptarë nga gjyqësori,
  • ndikon drejtpërdrejt në përfaqësimin etnik jo të drejtë në gjykata dhe prokurori,

  • dëmton besimin e qytetarëve shqiptarë në drejtësinë shtetërore,

Një drejtësi pa përfaqësim të barabartë nuk mund të jetë as e paanshme dhe as funksionale.

  1. Kundër standardeve evropiane- Standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës kërkojnë:
  • barazi gjuhësore,

  • qasje të barabartë në shërbimet publike dhe

  • mosdiskriminim në procedurat shtetërore

Praktika aktuale bie ndesh me kriteret e Kopenhagës dhe raportet e progresit të BE-së për RMV-në.

4.Mesazh i gabuar politik dhe institucional- Ndërkohë që deklarohet përkushtim për barazi dhe integrim evropian, në praktikë:

  • pengohet avancimi profesional i juristëve – shqiptarë

  • relativizohet statusi real i gjuhës shqipe

  • prodhohet ndjenjë përjashtimi dhe padrejtësie.

  1. Kërkesa konkrete- Institucionet përgjegjëse duhet urgjentisht:

-Të mundësojnë dhënien e provimit të gjyqësorit në gjuhën shqipe,

  • Të harmonizojnë aktet nënligjore me Kushtetutën dhe Ligjin për gjuhët,

  • Të garantojnë barazi reale dhe jo formale në sistemin e drejtësisë

,,Drejtësia nuk matet vetëm me ligje, por me barazi në qasje. Pa gjuhën shqipe në provimin e gjyqësorit, nuk ka drejtësi gjithëpërfshirëse dhe as shtet realisht multietnik.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit