Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar nga qelia Fortlumturinë e Tij, Joan Pelushin për zgjedhjen si ryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Veliaj uron që shërbimi i tij të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për të gjithë. Gjithashtu Veliaj shpreh se mezi pret që të mbaroj restaurimi dhe kthimi në gjendjen e mëparshme të Kishës së Shën Prokopit në kodrat e Liqenit Artificial.
“Urime besimtarëve ortodoksë për zgjedhjen e Imzot Joan Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë! Uroj që shërbimi i tij të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për të gjithë.
Mezi pres që ta mbarojmë sa më shpejt restaurimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të Kishës së Shën Prokopit në kodrat e Liqenit Artificial”, shprehet Veliaj.