Në një deklaratë pas protestave masive që u zhvilluan në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi tubimin e së shtunës si më të madhin që ka ndodhur ndonjëherë në vend. Ai theksoi se ky është një mesazh që ata që janë në pushtet duhet ta kuptojnë dhe të bëjnë ndryshime.
Vuçiç tha se protestuesit treguan forcën e tyre dhe shtoi se ky ishte një sinjal që nuk mund të injorohej. Ai siguroi se askush nuk ka pësuar lëndime serioze gjatë protestës, megjithatë, theksoi se kishte pasur më shumë dhunë se sa ai kishte dëshiruar.
“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë.
“Jam krenar për faktin se studentët që filluan protestat, 99% e tyre nuk donin incidente”, tha Vuçiç