Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë” në Gjirokastër, ku një 76-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.