Aulon Kalaaja, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” të Babaramos, ka shprehur shqetësimin për një agjendë që sipas tij është e dizajnuar për të shpopulluar Shqipërinë. Ai ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të vënë para përgjegjësisë autorët e “genocidit” ndaj shqiptarëve.
“Agjenda e pastër për shpopullimin e Shqipërisë, kemi kërkuar të ngrihet një komision hetimor parlamentar për vënien para përgjegjësisë të gjithë autorëve të genocidit që u është bërë shqiptarëve.
Genocid për zhvendosjen e shqiptarëve, grabitjen e pronave, heqjen e vijës së ujit. Kemi arritur këtu, ku ekziston një koncept mesjetar. Këto janë debate që i ven ndot një amerikani apo hollandezit kur i dëgjon në Shqipëri. Ky është niveli i debatit në Shqipëri.“