Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Taravi informon se ekipet e institucioneve shëndetësore janë të angazhuara plotësisht për të ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor për të lënduarit nga zjarri që ra në diskotekën e Koçanit.
Taravi tha se gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet me kujdes dhe po merren vendime konsiliare për hapat e mëtejshëm të trajtimit mjekësor.
Gjithashtu sipas ministrit Taravi gjatë ditës së djeshme janë trajtuar mbi 140 pacientë, të cilët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë:
• Qendra Klinike – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori” – 20 pacientë
• Klinika Universitare “Shën Naumi i Ohrit” – 21 pacientë
• Spitali Klinik i Shtipit – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 7 pacientë
• Klinika e Toksikologjisë – 2 pacientë Përveç kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në spitale jashtë vendit, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet partnere:
• Republika e Turqisë: 3 pacientë kanë mbërritur në Stamboll, ndërsa 6 të tjerë pritet të mbërrijnë në Ankara deri në mesnatë.
• Republika e Bullgarisë: 14 pacientë janë hospitalizuar.
• Republika e Greqisë: 4 pacientë janë trajtuar.
• Republika e Serbisë: 5 pacientë janë tashmë të hospitalizuar, ndërsa 12 pacientë të tjerë janë në rrugë për në Beograd me avion ushtarak.
• Republika e Kroacisë dhe Rumanisë: Pritet që gjatë ditës së nesërme të dërgohen nga 4 pacientë në secilin nga këto shtete.
• Republika e Sllovenisë, Hungarisë dhe Austrisë.