Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë shoferi i ambulancës së Koçanit. Sipas medias, shoferi kishte shkuar në shtëpi që të pushonte pas një dite të vështirë dhe të gjatë pasi kishte transportuar persona të lënduar nga zjarri që ra në diskotekën në Koçan.
Më pas ai nuk ka arritur që të zgjohet më, kolegët dhe punojësit e spitalit të Përgjithshëm të Koçanit do të japin lamtumirën e tij të fundit.