-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku: Abonentët familjarë po paguajnë faturat e energjisë së shkurtit 10.5% më lirë

Kryesoret

Zv.kryeministrja njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një postim në rrjetin social ka publikuar një video për vendimin e çmimit të energjisë elektrik.

Balluku shprehet se abonetët familjarë po paguajnë faturat e energjisë elektrike për muajin shkurt me një çmim 10.5% më lirë. Ajo nënvizon se ky është një vendim i shumëpritur nga të gjithë.

“Puna jonë dhe performanca jonë matet me shumë elemente, dy nga më të rëndësishme janë niveli i arkëtimeve dhe niveli i uljes së humbjeve. Ajo çfarë u vendos ishte që të kishim dy kategori konsumi. Në faturën e energjisë elektrike do jetë vetëm një çmim. Nëse ju si abonentë konsumoni nën 700 kwh, atë të konsum ju do e keni të shumëzuar me 8.5 lekë, nëse do të keni të konsumuar mbi 700 kwh atë konsum do e keni të shumëzuar me 9.5 lekë. Rreth 95% e klientëve familjarë sot në Shqipëri konsumojnë nën kategorinë 700 kwh”, thotë një operator i energjisë elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit