Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pati një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić.
Takimi u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në mbrojtje, ekonomi dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe vlerësoi nënshkrimin e një deklarate të përbashkët mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për stabilitet dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në organizatat Euroatlantike. Begaj falënderoi Kroacinë për mbështetje gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe për rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.