Hamas ka bërë një thirrje për “presion” ndaj Shteteve të Bashkuara, mbështetësit kryesor të Izraelit, që të ndalojnë sulmet në Rripin e Gazës. Sipas zyrtarëve izraelitë, këto sulme synojnë të detyrojnë Hamasin të lirojë më shumë pengje.
Në një deklaratë, lëvizja palestineze kërkoi nga vendet që mbështesin kauzën palestineze të bëjnë presion mbi qeverinë amerikane për të ndaluar këtë “agresion” dhe luftë “gjenocidale” kundër civilëve të pambrojtur.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve mike që mbështesin kauzën e drejtë palestineze që të bëjnë presion ndaj qeverisë amerikane për t’i dhënë fund këtij agresioni dhe lufte gjenocidale kundër civilëve të pambrojtur”, shkruante në një deklaratë lëvizja islamike palestineze.