Në orët e para të mëngjesit biznesi farmaceutik “CFO Pharma” është sulmuar me plumba.
Sipas hetimeve në vengjarja janë gjetur mbi 30 gëzhoja dhe autorët kanë lëvizur me një makinë ku më pas janë larguar drejt zonë së Kasharit.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje Nadir Çaushollin pronarin e biznesit farmaceutik dhe ai ka mohuar se ka probleme ose konflikte me persona të tjerë.
Ndërsa janë dy pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, njëra konkurrenca dhe tjetra konfliktet e mundshme të pronarit.