Kryeministri Edi Rama ka folur për rëndësinë e Reformës në Drejtësi dhe për rolin e Kryeprokurorit Altin Dumani, duke theksuar se edhe para Reformës në Drejtësi ai ishte prokuror, por nuk kishte mundësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Rama gjithashtu i ka dhënë respekt Dumanit për punën e tij dhe ka theksuar se, përmes kësaj reforme, Partia Socialiste ka sjellë pavarësinë e drejtësisë, duke e çliruar atë nga ndikimet politike. Ai bëri edhe një lidhje historike duke përmendur Fatos Nanon si “i burgosuri i fundit politik.”
“Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur.’-tha Rama.