Kryeministri Edi Rama, nga Berati, ka komentuar listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Tiranën, duke e cilësuar atë si një “bunker për opozitën.”
Sipas tij, kjo listë reflekton një opozitë që vazhdon të ankohet për humbjet dhe problemet e brendshme pa adresuar realitetin e vështirë që po kalon. Rama tha se aleancat e PD janë krijuar për interesa të një individi privat, duke aluduar te Sali Berisha, dhe e konsideroi atë si të humbur politikisht.
“Që kur lanë Kujtim Gjuzin në listë të hapur, u zhgënjeva. Bën atë listën e mbyllur si bunker, po ta shohësh, lista e mbyllur e Tiranës i thotë të gjitha, është një bunker për opozitë. Nëse hynin në mendjen e njerëzve në territorin e Shqipërisë, ka një mendje që i di më mirë se të gjitha mendjet që do humbasi, është mendja e bufit. Ai e di shumë mirë, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht. Nëse hyn të mendja e Lulit, ai e di që do fitojë.
Po të shihnin listën e mbyllur në Tiranë, ajo është për opozitë, ata janë që të gjithë bashkë të fillojnë “na i vodhën, na i vodhën, na i vodhën, na i morën, na i morën, na i morën”, dhe të mos kontestojnë fare situatën e kënetës. Kaq! Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat, për problemet e tij private. Demokratëve u duhet thënë.
Po shihja listën e Beratit, se kuptova, ku është Tomorr Alizoti të paktën, Tomorri ku ka ikur! Më duket sikur kishin heq ndonjë çmimin Nobel, as Tomorrin nuk e sollën më në Berat. E dinë që do humbin. Unë mendoj se ne duhet tua bëjmë Nocin këtu, si kukurec Poliçani.”