Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh kryetar i Degës në Tetovë, Faton Ahmeti, i është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk mendon dorëheqjen edhe pas rastit tragjik të Koçanit me 59 viktima, por siç tha, përgjegjësi do të ketë. Ahmeti shkruan se përgjegjësi duhet të ketë, mirëpo për ata që me të vërtetë janë përgjegjës.
“Jepini kryetarit çelësat e qytetit dhe kompetencat, por jo edhe përgjegjësitë!” Kështu e kupton dikush sot decentralizimin, ku gjithmonë ka një tjetër që mbetet “fajtor kujdestar”.
E vërteta dhe drejtësia dalin gjithmonë në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim! Përgjegjësi DUHET të ketë, por për ata që me të vërtetë janë PËRGJEGJËS”.