-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Putin bisedojnë për luftën në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë zbardh detajet

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë realizuar një bisedë telefonike të gjatë 90 minuta. Sipas mediave amerikane, biseda ka kaluar pa ndonjë problem dhe u përqendrua kryesisht në temën e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim mes palëve të përfshira.

Pas përfundimit të telefonatës, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se gjithçka kishte shkuar mirë dhe se liderët diskutuan për hapat që duhet të ndërmerren për të bindur palët që të dorëzojnë armët.

Reagimi i parë pas bisedës erdhi nga Kirill Dmitriev, dërguari special i Presidentit Putin për investime dhe bashkëpunim ekonomik, i cili shprehu optimizëm duke theksuar se “nën udhëheqjen e Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, bota është bërë një vend më i sigurt”.

Biseda ishte pjesë e një cikli negociatash që filloi më 11 mars, kur Shtetet e Bashkuara njoftuan propozimin për një armëpushim 30-ditor, në koordinim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më 12 mars, Rusia shprehu se do ta shqyrtonte propozimin dhe kërkoi më shumë detaje.

Më 13 mars, Putin e mbështeti armëpushimin në parim, por kërkoi disa kushte të caktuara, ndërkohë që Zelensky e hodhi poshtë këtë qëndrim, duke e quajtur manipulues.

Më 14 mars, Trump tha se bisedimet mes dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe Putinit hapën mundësi të reja për të përfunduar luftën. Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu zhvilloi një video-konferencë me 26 shtete aleate për të diskutuar përparimin e negociatave.

Më 16 mars, Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht bisedën telefonike mes Trump dhe Putin, dhe u përgatitën për takime të mëtejshme me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë. Në bisedën e fundit, u konfirmua se temat kryesore do të ishin koncesionet territoriale, infrastruktura energjetike dhe çështjet ekonomike që lidhen me situatën e Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit