Një shtetas shqiptar, i kërkuar për pesë vite në Gjermani, është arrestuar nga policia italiane në Bari. 38-vjeçari u kap nga efektivët e Skuadrës Fluturuese të Komisariatit të Policisë Bari, pas një hetimi të kryer, ku u dërgua një shënim gjurmimi Shengen për të.
Shtetasi shqiptar ishte nën hetim për kryerjen e 9 vjedhjeve në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende dhe para që arrinin vlerën e 140 mijë eurove.
Ai ka një urdhër-arresti europian dhe do të duhet të dalë në gjyq në Gjermani për vjedhjen e rëndë. Pas procedurave të zakonshme, ai është dërguar në burgun e Barit për më tej.