Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Dibër, Basir Çollaku ka denoncuar përfshirjen sipas tij të policisë për fushatën elektorale për votimet e 11 majit. Çollaku akuzon se Arlind Likcani ish administrator njësisë administrative Komsi aktualisht oficer krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër aktivizohet në fushatë me ish-kryebashkiakun Malaj në Muzhakë të Matit.
“Policia elektorale e Prodës në Mat…Arlind Likcani ish administrator njësisë administrative Komsi aktualisht oficer krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër aktivizohet në fushatë me ish-kryebashkiakun Malaj në Muzhakë të Matit?! Në banesën e tij sikur të ish zyrë zgjedhore këto ditë është zhvilluar takim elektoral socialist duke çuar në vend porositë e partisë bëj fushatë me dhe pa kapele..?!
Denoncimet bëhen nga qytetarë matjanë kur shohin përdorjen e pushtetit për të mbajtur dhunshëm pushtetin. Oficeri i krimeve nuk duhet të inkriminohet me aktivizime të tilla në fushatë. Krimet elektorale janë të dënueshme dhe AMP duhet të investigojë këtë rast dhe rastet e tjera të këtyre shkeljeve ekstreme ligjore..! Të bëjë këqyrje telefonike të qelizës për vendndodhjet dhe komunikimet..” shkruan ai.