13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klekovski: Kanë mbërritur mjekë nga Çekia në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Ditën e sotme në një konferencë për shtyp Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, Sasho Klekovski tha se personat e lënduar nga zjarri në Koçan po mjekohen në 14 vende dhe në mbi 25 spitale.

Klekovsku tha se në Maqedoninë e Veriut ka pasur rreth 1000 djegie në vit dhe këtu përfshihen të gjitha shkaqet e mundshme.

Ai tha se numri i madh i të lënduarve nga zjarri dhe lëndimet e rënda kanë qenë arsyeja që janë dërguar jashtë vendit. Gjithashtu Klekovski tha se kanë mbërritur mjekë nga Çekia.

“Djegiet nga zjarret janë kategoria më e rëndë sepse përveç lëkurës ka edhe dëmtime të frymëmarrjes. Në vitin 2024 kemi pasur pesë raste të rënda me djegie të shkallës së lartë. Kemi tre spitale në vend me përvojë me djegie – Klinika për kirurgji plastike, Spitali i qytetit të vjetër dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Numri i madh i të lënduarve nga zjarri dhe lëndimet e rënda kanë qenë arsyeja pse është vendosur që pacientët të dërgohen jashtë vendit. Për momentin ekziston një ekip i specializuar i mjekëve nga Çekia, të cilët tashmë janë duke punuar me mjekët në klinikat e Maqedonisë. Pritet që të mbërrijnë edhe ekspertë britanikë për të ndihmuar në fazat e ardhshme të trajtimit të pacientëve me djegie”, tha Klekovski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit