1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja niset sot drejt “Wembley”-t ku e pret Anglia

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Në seancën e fundit lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Marash Kumbulla u stërvit i veçuar për shkak të një problemi fizik.

Në bisedimet mes ekipit mjekësor të Kombëtares dhe klubit të lojtari, është rënë dakord që ai t’i nënshtrohej një trajtimi të programuar, të cilin e ka aplikuar ditën e diel dhe i është rekomanduar pushim dy-ditor.

Para seancës stërvitore të radhës, do të bëhet vlerësimi për gjendjen e lojtarit dhe do të vendoset nëse do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Londrës.

Të enjten kuqezinjtë do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të luhet të premten në “Wembley Stadium”, në orën 20:45.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit