Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur për marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
Ai deklaroi se “udhëheqësit e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë të lëvizin gradualisht drejt normalizimit të lidhjeve”, shkruan Sky News.
Në bisedën mes Trump dhe Putin, presidenti rus ra dakord për një armëpushim 30 ditor, gjatë të cilit ushtria ruse do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjitike. Ata ranë dakord për negociata për përfundimin e luftës dhe armëpushim detar në Detin e Zi.
Megjithatë, Moska kërkoi që SHBA të ndalonin ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe informacionet sekrete, duke theksuar se armëpushimi i plotë ishte i pamundur pa këto kushte.