Kryeministri Edi Rama i bëri sot ftesë Dash Sulës që t’i bashkohet Partisë Socialiste, pasi PD nuk e futi në lista dhe me Adriatik Lapajn nuk u dakordua për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 11 Majit. Sali Berisha kishte një përgjigje për lëvizjet në merkato të Dash Sulës.
“Dashnor Sula është një eksponent i PD-së, me inevestime reale dhe vendi i tij është në PD. Eksplorimi?
Njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tel “Llapaj” e mori përgjigjen sot nga Rama, Rama i thotë sa shkon tek “Llapaj” hajde tek unë, se jam unë padroni.
Në këto deklarata shihet sesa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me “Llapajn”. Ata janë njëlloj, paterica të Ramës” tha ai.