Nën masën “arrest shtëpie”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK. Pak ditë më parë Apeli vendosi ta lirojë nga burgu biznesmenin Elman Abule të akuzuar për pastrim parash në bashkëpunim.
Gjykatësi i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ndryshoi masën nga arrest në burg, në arrest shtëpie (si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton), kjo edhe për shkak të një rrethane familjare në të cilën ai ndodhet.
Për 3 biznesmenët e tjerë të akuzuar për korrupsion, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkuan të mos kishte asnjë masë ndaj tyre me argumentin se për hetimin ndaj tyre nuk ka asnjë bazë dhe provë, gjyqtari la në fuqi detyrimin për t’u paraqitur.