Ditën e sotme biznesmeni Elman Abule u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Pasi ka qëndruar 4 orë, biznesmeni sapo ka dal nga Prokuroria e Posaçme.
Ai ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt.
Gjykatësi i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ndryshoi masën nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie” si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.