8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon hetim financiar për pasurinë e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Kryesoret

SPAK ka kërkuar ekspertizë financiare për të verifikuar pasurinë e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Hetimet janë të orientuara ndaj dyshimeve për fshehje pasurie dhe mosjustifikim të saj, përfshirë edhe shpenzimet dhe investimet që ai ka bërë gjatë viteve të tij në detyrë.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë të ditur se kërkesa për hetim pasuror është pasojë e një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila refuzoi pushimin e hetimeve nga prokuroria e Durrësit pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili gjeti shkelje në tendera të realizuar nga ish-kryebashkiaku.

Ndërkohë, disa ish-kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie. Pak ditë më parë, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u dënua për mosdeklarim të pasurisë, ndërsa Fatos Tusha, ish-kryetar i Bashkisë së Lushnjës, u dënua për fshehje pasurie pas akuzave për tendera të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit