11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Zelensky bisedë telefonike 60 minuta: Jemi në një rrugë shumë të mirë

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, 24 orë pas diskutimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump e cilësoi komunikimin si “shumë të mirë”, duke theksuar se diskutimi ishte fokusuar në koordinimin e kërkesave të Rusisë dhe Ukrainës pas bisedës së tij me Putin.

“Sapo përfundova një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ajo zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në komunikimin që pata dje me Presidentin Putin, me qëllim koordinimin e Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me kërkesat dhe nevojat e tyre. Jemi në një rrugë shumë të mirë dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëalz të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Deklarata përkatëse do të bëhet publike së shpejti”, shkroi Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit