11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç paralajmëron zgjedhje të reja më 8 qershor pas dorëheqjes së Vuçeviç

Kryesoret

Kuvendi i Serbisë ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit, Milos Vuçeviç, ndërkohë që presidenti Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se nëse nuk formohet qeveria e re brenda 30 ditësh, do të shpallen zgjedhje të reja. Vuçiç ka njoftuar se zgjedhjet mund të mbahen më 8 qershor.

Pas dorëheqjes së Vuçeviç në 28 janar, presidenti Vuçiç ka theksuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe se do të nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re.

“Nuk do t’i shmang konsultimet, edhe pse e di se do të marr vetëm ofendime dhe nuk di çfarë tjetër nga ata që nuk kanë dy apo tre për qind në skenën politike serbe, por që mendojnë se po i bëjnë lajka dikujt me këtë”, tha Vuçiç.

Ai ka deklaruar se është i hapur edhe për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja, duke shtuar se konsultimet brenda Partisë Progresive Serbe (SNS) do të jenë më të rëndësishmet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit