Efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara e ndjejnë 1 në 5 njerëz. Raporti i publikuar nga Climate Central, një organizatë e pavarur shkencore zbuloi se të apktën 1.8 miliardë njerëz, 22% e popullsisë globale përballeshin me temperatura të ndikuara ndjeshëm nga ndryshimet klimatike çdo ditë nga dhjetori 2024 deri në shkurt 2025.
Gati 394 milionë njerëz u ekspozuan ndaj 30 ose më shumë ditëve të nxehtësisë së rrezikshme të shtuar nga ndryshimet klimatike, 74% e të cilëve jetojnë në Afrikë.
Ditët e rrezikshme të nxehtësisë përcaktohen si ditë me temperatura më të nxehta se 90% e temperaturave lokale të regjistruara nga viti 1991 deri në vitin 2020. Në gjysmën e 220 vendeve të analizuara, personi mesatar përjetoi temperatura të ndikuar fuqishëm nga ndryshimet klimatike për të paktën një muaj (30 ditë ose më shumë). Në 287 qytete në mbarë botën, banorët ndjenë ndikimin e ndryshimeve klimatike në temperatura për të paktën një muaj (30 ditë ose më shumë).
“Ndryshimi i klimës nuk është një kërcënim i largët, por një realitet i tanishëm për miliona,” tha Kristina Dahl, zëvendëspresidente e shkencës në Climate Central.