Detaje të reja kanë dal nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Fushë-Arrëz. Makina tip Benz ka qenë me impiant benzinë dhe gaz që mendohet se ky mund të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit pas përplasjes me betonieren.
Ndërsa dyshohet se makina ku udhëtonin katër viktimat ka qenë me një shpejtësi të lartë.
Gjithashtu rruga nuk ka qenë e ndriçuar dhe si pasojë të rinjtë nuk e kanë parë betonieren që ndodhej në rrugë.
Menjëherë kanë arritur shërbimet zjarrfikëse nga Tirana por e kanë pasur të pamundur që të shuajnë zjarrin pasi katër të rinjtë janë djegur brenda në makinë.
FOTO/ Aksidenti me katër viktima, dy prej dy vëllezërit dhe i riu tjetër