Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e 19 marsit në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 persona.
Policia ka arrestuar drejtuesin e betonierës, A. K., 24 vjeç, i cili ishte pa leje drejtimi për këtë kategori mjeti, pasi nuk kishte ndezur bllokazhin dhe u godit nga pas nga një automjet “Mercedes Benz”. Ky aksident shkaktoi përfshirjen e makinës nga flakët dhe vdekjen e 4 personave.
Për këtë ngjarje, janë arrestuar gjithashtu edhe V. K., i afërm i A. K., për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe D. K., menaxher i firmës për prodhimin e betonit, për akuzat lidhur me shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe të punës. Po ashtu, është shpallur në kërkim administratori i firmës, S. H. Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet.