-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha takim me demokratët: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë nr. 8 ku u shpreh nuk do të ketë urbanizim pa kaluar procesi i legalizimit.

“Garantoj shqiptarët që kanë probleme me legalizimet që ky rregull do jetë kudo në Shqipëri. Nuk mund të vendosësh rregull në qoftë se nuk përligj, nuk zgjidh problemin e legalizimit.

Zgjidhja e problemit të legalizimit duke këputur Nyjen Gordiane, sepse kur gjërat janë të komplikuara, nyja pritet dhe ne i japim përgjigjen më të mirë këtij problemi të krijuar.

I cili, e vërteta është se ka sigurisht ndonjë problem të caktuar, që duhet zgjidhur, por ka anë të jashtëzakonshme pozitive.

Sepse në këtë proces janë krijuar qytete të tëra dhe ata, të cilët flasin si me përçmim, atyre u them se në rrugën e zhvillimit dhe të qytetërimit të kombeve, urbanizimi, dmth kalimi nga zonat rurale në qytete, është një nga treguesit më themelorë të një shoqërie.

Ndaj nuk kanë pse e shohin me kaq dhimbje koke problemin e të ardhurve, që vijnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët dhe kontribuojnë shumë në zhvillimin e komuniteteve aty ku shkojnë. tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit