-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të bashkohet me Ramën? Sula: Nuk përjashtoj asnjë alternativë

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula ka mbetur jashtë listave të Partisë Demokratike, si dhe disa ditë më vonë pais u bashkua u largua edhe nga “Shqipëria Bëhet”.

Sula në një intervistë në Top Channel ka shprehur se grumbullimin e ofertave që ka marrë po i shqyrton pas 11 majit. Ai pranoi se edhe ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë.

“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula.

Ai nënvizoi se nuk përjahston asnjë parti por kërkon lirinë e tij si individ politik. Gjithahstu shprehet se pendimit të Berishës nuk i beson dhe se veprat i ka ndryshe nga fjalët.

“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit